E tmerrshme, Albion Rrahmani thyen këmben, do t’i duhet të operohet

E tmerrshme, Albion Rrahmani thyen këmben, do t’i duhet të operohet

Kombëtarja e Kosovës të enjten shënoi fitore me rezultat 0-3 ndaj Andorrës, por e vetmja gjë negative e këtij takimi ishte lëndimi i sulmuesit Albion Rrahmani, shkruan Gazeta Enigma.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Rrahmani ka thyer kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Kujtojmë që ndeshja e mbrëmshme ishte e para që Rrahmani startoi për Kosovën.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi ynë Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella. Pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta treguar talentin e tij në skenën ndërkombëtare.

FFK është e përkushtuar që të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e Albionit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubin e tij Rapid Bukuresht dhe ekspertët mjekësorë për të siguruar që operacioni dhe rehabilitimi i tij të jetë sa më i suksesshëm.

Related Articles