Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.
“Ka ardhur pa shenja jete. Përkundër asaj, kemi ndërmarrë të gjitha masat ranimuese, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Basholli.
Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga të afërmit dhe personat që i kanë dalë në ndihmë në vendin e ngjarjes.
Driton Shabiu ka bërë të ditur se, pavarësisht angazhimit të madh të vendasve dhe ekipit mjekësor, i riu nuk arriti të mbijetojë.
