Edhe dy gazetarë janë vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza.
Kjo nënkupton që numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka shkuar në 89.
Emrat e dy viktimave të sotme janë Ahmed Abu Absah dhe Hanan Ayyad, tha zyra për media e qeverisë së Gazës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa më herët gjatë ditës u raportua se edhe një tjetër gazetar u vra në Gaza.
Muajin që shkoi grupi i avokimit të gazetarisë tha se konflikti që nga 7 tetori ka qenë periudha më vdekjeprurëse për gazetarët, që kur filloi të gjurmonte të dhënat në vitin 1992.