Edhe një kandidat i pavarur për Komunën e Gjilanit, shpall kandidaturën

Edhe një kandidat i pavarur për Komunën e Gjilanit, shpall kandidaturën

Zyrtari komunal, Ardian Foniqi, është emri i radhës që iu është shtuar listës së kandidatëve të pavarur për kryetar të komunes së Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ndonse një gjë e tillë nuk është bërë ende publike, kandidimit e tij për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar vet Foniqi.

“Po, unë jam në bisedime me dy parti në Gjilan për të hyrë me një listë për këshilltar komunal dhe kryetar komune, besoj se javën tjetër bëhet publike”, ka thënë ai për “Enigmën“.

Njëherit. Foniqi ka thënë se ka mbështetjen edhe të dy partive në Gjilan, porse nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ai ndër të tjera ka premtuar se nëse zgjidhet për këtë pozitë, do të punojë në të mirë të Komunës, së bashku me gjithë qytetarët, pa dallime.

“I gatshëm për zgjedhjet e 17 tetorit 2021, bashkë me qytetarët e Gjilanit”, ka thënë shkurt Foniqi, shkruan tutje “Enigma”.

Aktualisht Komuna e Gjilanit, udhëhiqet nga kreu Lutfi Haziri, i cili vjen nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haziri i cili udhëheq me këtë komunë, tash e sa vite, nuk ka zyrtarizuar ende kandidaturën e tij, ndonëse është shprehur se mundësitë janë të vogla, që të kandidoj sërish.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, janë lakuar emrat e deputetit Alban Hyseni, dhe ministrit, Besnik Bislimi, kurse nga PDK, emri i ish kreut të Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Nga AKR, është deklaruar Arianit Ibrahimi, i cili është pjesë e kësaj partie qe disa vite. /Gazeta Enigma.

Related Articles