Ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19 do të jenë sot në shtatë qytete

Ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19 do të jenë sot në shtatë qytete

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot ekipet mobile për të vaksinuar qytetarët kundër Covid-19 do të jenë në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas MSh-së ekipet do të jenë në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.

Njoftimi i plotë:

Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!/FrontOnline

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "VAKSINIMI KUNDER COVID-19 ΜΕ ΕΚΙΡΕ MOBILE 28 dhe 29 tetor 2021 Nga ora: 10:00-17:30 Prishtinë: Sheshi "Zahir Pajaziti" Prizren: Sheshi "Shatërvan" Mitrovice: Sheshi "Mehë Uka" Pejë: Sheshi 'Akademikët" Ferizaj: Sheshi "Adem Jashari" Gjakovë: Sheshi "Nëna Terezë" " Gjilan: Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha" PÈRMES EKIPEVE MOBILE ADMINISTROHET VETÊM DOZA E PARE VAKSINES #VAKSINOHU!"

Related Articles