Bashkimi Evropian ka konfirmuar se negociatorët kryesor nga Kosova dhe Serbia do të takohen të mërkurën (29 shtator) në Bruksel, raportojnë mediet serbe.
Gjatë ditës edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shkuarja e negociatorëve kryesorë të dy vendeve në Bruksel.
Stano në një konferencë për media mes tjerash tha se mbesin të përkushtuar për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
Në medie u raportua se KFOR-i do të ndërhyjë sot në veri të vendit, por nga ky mision për Front Online thanë se kanë rritur numrin e patrullimeve në tërë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit dhe se ky shtim i trupave të tyre është rutinor.