Ekskluzive: Donika Gërvalla e Emilia Rexhepi së bashku në takim me Ambasadën e SHBA-së

Ekskluzive: Donika Gërvalla e Emilia Rexhepi së bashku në takim me Ambasadën e SHBA-së

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë është mbajtur një takim ku u të diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar kanë qenë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Enigma.



Sipas burimeve të Gazetës Enigma në këtë takim kanë marrë pjesë dy zevndës kryeministrat e Kosovës, Donika Gërvalla dhe Emilia Rexhepi, po ashtu edhe tre ministra, ai i pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Dy prej çështjeve më delikate në vendin tonë janë arsimi dhe shëndetësia pasi që vazhdimisht financohen nga shteti Serb tek komuniteti serb.

“Këto dy tema siç janë arsimi dhe shëndetësia janë sfidat më të mëdha për Kosovën sepse Serbia gjithmonë po i mban dhe po i financon këta dy sektorë në Kosovë, shëndetësinë edhe arsimin, te komuniteti serb e kontrollon komplet shteti serb, por si duket ka tendca që keto dyja me ia kalu asociacionit kur të themelohet në mënyrë që Serbia në kuadër të kapitullit 35 që e ka për anëtarësimin në Bashkimin Evropian thotë që i ka shu këto dy struktura në Kosovë, se në atë kapitull i kërkohet Serbisë me i lëshu këto struktura në Kosovë edhe kjo ka me qenë problematike shumë sepse në Kosovë dihet kush qeverisë me sistemin e arsimit, është ministria e arsimit në nivel nacional edhe në nivelin lokal janë komunat, nuk mundet dikush i ndërmjetem me hy edhe me qeverisë në shkollat tona”, thotë burimi.

“Me planin e Ahtisaarit, Mitrovica e Veriut ka mandat shtesë që nisë me Universitetin edhe shëndetësinë e komunat tjera i nënshtrohen sistemit qeverisës të Kosovës”, përfundoi burimi për Gazetën Enigma.

Kujtojmë se zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga ambasada amerikane.

Pos Rexhepit nga kabineti qeveritar pjesëmarrjen në këtë takim e kishte konfirmuar edhe ministri Nenad Rashiq.

Related Articles