Klubi Futbollistik “Ferizaj” arriti që në sezonin e fundit të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.
Klubi ferizajas tashmë është duke u përgatitur maksimalisht që të bëjë prurjet e duhura për sezonin e ri, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina deri më tani ka arritur marrëveshje me Astrit Fazliun, Bujar Shabanin, Leutrim Rexhpin, Betim Haxhimusën, Edon Sadriun dhe Donat Hasanaj.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Ferizajt pritet t’i bashkohet edhe mbrojtësi i majtë, Qlirim Avdulli.
Avdulli së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës ku ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar duke fascinuar me paraqitjet e tij.
Kujtojmë që Avdulli më parë ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës, Arbërisë dhe Hajvalisë.
/Gazeta Enigma/