Mesfushori i mirënjohur kosovar, Donjet Shkodra është transferuar te SC Gjilani në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Siç mëson Gazeta “Enigma” prezantimi i futbollistit pritet të bëhet në pasditen e 30 shtatorit.
Organizatori 32-vjeçar së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.
Në karrierën e tij ka lujtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.
Shkodra pritet që me përvojën e tij ta përmirësojë edhe më shumë lojën e skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.
Ekipi nga Anamorava në dy xhirot e fundit ka arritur fitore ndaj Dritës dhe Llapit.
/Gazeta Enigma/