“Hithat” ‘djegin’ Dritën, Prishtina ‘rrëshqet’ ndaj Ulpianës

“Hithat” ‘djegin’ Dritën, Prishtina ‘rrëshqet’ ndaj Ulpianës

Skuadra e Dukagjinit ka arritur fitore tepër të rëndësishme në shtëpi kundër Dritës me rezultat minimal 2-1, shkruan Gazeta “Enigma”.

Vendësit ishin në disavantazh pas pjesës së parë, me golin që shënoi Almir Ajzeraj, ndërsa disa minuta pas pjesës së dytë sulmuesi Ahmet Januzi barazoi shifrat.

Dukagjini mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Basriu u ndëshkua me karton të kuq, por pavarësisht kësaj ata arritën të shënojnë edhe njëherë me Chibuzen, gol që pati vlerën e tri pikëve në fund.

Skuadra e Ulpianës në ndeshjen tjetër ka arritur një pikë të vlefshme në udhëtim tek Prishtina me rezultat 1-1.

Skuadra mysafire ishte në epërsi pas 45 minutave të parë me golin e Rrezit, teksa me t’u futur në pjesën e dytë Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak në minutën e 76 pasi mesfushori Erando Karabeci u ndëshkua me karton të kuq.

Related Articles