EKSKLUZIVE: Gjilani – Ulpiana zhvillohet në stadiumin me bari sintetik

EKSKLUZIVE: Gjilani – Ulpiana zhvillohet në stadiumin me bari sintetik

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion në fundjavën që po vjen me ndeshje mjaftë interesante.

Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se ndeshja mes Gjilanit dhe Ulpianës nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit për arsyeje se punimet janë duke vazhduar.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik.

Redaksia jonë merr vesh se tashmë është instaluar edhe sistemi VAR dhe se gjithçka është gati për ndeshjet kampionale.

Gjilani – Ulpiana zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 13:00. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles