Ballkani ka nisur punën që ta përforcojë ekipin për sezonin e 2022/2022 dhe garat Europiane.
Trajnerin nga Shqipëria, Ilir Dajën e pret punë e vështirë që ta mbroj titullin e kampionit.
Suharekasve edhe zyrtarisht iu ka larguar njëri nga futbollistët më të mirë të këtij sezoni, Blendi Baftiu i cili pritet t’i bashkohet Dritës.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i krahut të majtë Albin Kapra do të qëndrojë te Ballkani për sezonin 2022/2023 me kërkesën e trajnerit Ilir Daja.
Enigma mëson se Karpa ka kërkuar që ta shkëpusë kontratën nga skuadra suharekase, por ka qenë vet Ilir Daja që ka insistuar 21-vjeçari të qëndroj te Ballkani si zëvendësues i Arbër Potokut që do të largohet nga kjo skuadër.
Albin Kapra në sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Drenica, kurse më herët ka qenë po ashtu i huazuar te Trepça ’89./GAZETA ENIGMA/