Komuna e Kamenicës zyrtarisht u bë me kryetar të ri më 3 dhjetor të vitit 2021.
Kadri Rahimaj e mori drejtimin e kësaj komunë duke e pasuar të larguarin Qëndron Kastratin i cili qëndroi në krye të Kamenicës për katër vite.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje e ka marr drejtimin e Kamenicës, por ende nuk ka vendosur për emrin e drejtorëve së bashku me AAK-në, parti me të cilën do ta udhëheqin komunën për katër vitet e ardhshme.
Gazeta Enigma sjellë ekskluzivisht emrat e drejtorëve nga radhët e AAK-së, parti e cila udhëhiqet në Kamenicë nga Faton Jakupi.
AAK-ja në Kamenicë do t’i ketë pesë drejtori sipas marrëveshjes së bërë me VV-në për ta udhëhequr këtë komunë së bashku për një mandat.
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës do të jetë: Merita Agaj
Drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi do të jetë: Zotrim Kastrati
Drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të jetë: Diana Kryeziu Ajvazi
Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë do të jetë: Eurona Hoda
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Inspektorat do të jetë: Kujtim Kallaba
Faton Jakupi pritet të jetë nënkryetar i Kamenicës për katër vitet e ardhshme, ashtu siç ishte edhe në mandatin e kaluar nën qeverisjen e Qendron Kastratit.
Gazeta Enigma mëson së Lëvizja Vetvendosje ende nuk ka marr vendim për emërimin e drejtorëve të rinj. VV-ja pritet që gjatë ditës së sotme ta marr këtë vendim.
Kryetari Kadri Rahimaj pritet do ta bëj publik kabinetin e tij të mërkurën më 9 shkurt./GazetaEnigma/