EKSKLUZIVE: Mesfushori Met Millaku i ndanë rrugët me Dukagjinin

EKSKLUZIVE: Mesfushori Met Millaku i ndanë rrugët me Dukagjinin

Mesfushori qendror ka bërë paraqitje të mira në sezonin pranveror pas rikthimit nga lëndimi i tmerrshëm që e mbajti jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.

Gazeta Enigma merr vesh ekskluzivisht se mesfushori 25-vjeçar i ka ndarë rrugët me skuadrën e Dukagjinit.

Millaku ka pasur kontratë më Dukagjinin deri në qershor të këtij muaji dhe nuk e ka vazhduar kontratën.

Siç merr vesh Gazeta Enigma, Millaku ka disa oferta në tavolinë dhe është duke e shqyrtuar opsionin më të mirë se ku do të luajë në sezonin e ri.

Ai më herët ka luajtur edhe me Feronikelin duke e fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles