Ocampos e realizoi me stil penalltinë ndaj Romës duke mos shikuar drejt portës

Ocampos e realizoi me stil penalltinë ndaj Romës duke mos shikuar drejt portës

Anësori i Sevillas, Lucas Ocampos, e hapi serinë e penalltive kundër Romës në finalen e Ligës së Evropës duke shënuar nga pika e bardhë pa shikuar.

Klubi spanjoll e fitoi trofeun e shtatë të garës së dytë evropiane nga rëndësia duke triumfuar ndaj Giallorossëve në finalen e të mërkurës mbrëma në Budapest pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë (1-1), ndërsa shifrat nuk ndryshuan as pas vazhdimeve dhe fituesi u vendos me njëmbëdhjetëmetërsha.

Ocampos ishte i pari në listën e atyre që i ekzekutuan penalltitë, ndërsa realizoi me stil.

28-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar në anën e kundërt portierin Rui Patricio, ndërkohë që nuk shikoi kah goli në momentin e goditjes së topit.

Gabimet nga Gianluca Mancini dhe Roger Ibanez nga penalltia i kushtuan Romës që nuk arriti ta fitonte trofeun e as të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

(Foto: Screenshot/ESP

Related Articles