Vetëm pak orë pasi që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti njoftoi për hapjen e Fondit të Sigurisë, shumë zyrtar vendi, ndërmarrës, e artistë kanë njoftuar për dhurimin e donacioneve të para, shkruan Gazeta “Enigma”.
Njëri ndër biznesmenët më të fuqishëm në vend, Florim Zuka, i cili në pronësi ka kompaninë gjigante “Tali Shpk”, si dhe njëherit është president i Sport Club “Gjilani” ka ofruar hiç më pak se 50,000 euro.
Zuka njihet si njëri ndër afaristët më humanist në vend, teksa nuk është hera e parë që ka kontribuar në donacione të hapura nga shteti dhe jo vetëm.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi Zuka për Gazetën “Enigma”.
Kujtojmë themelimin e fondit e kanë përshëndetur edhe parti opozitare. /Gazeta Enigma/