EKSKLUZIVE: Qëndrim Zybën e vërshojnë ofertat, Tirana dhe dy skuadra nga Kroacia e një nga Bosnja dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Prishtinës

EKSKLUZIVE: Qëndrim Zybën e vërshojnë ofertat, Tirana dhe dy skuadra nga Kroacia e një nga Bosnja dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Prishtinës

Mesfushori 21-vjeçar, Qëndrim Zyba është në radarin e shumë skuadrave për merkaton e verës.

Zyba në dy sezonet e fundit ka bërë paraqitje fantastike me skuadrën e Prishtinës duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Turqia.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se mesfushori i Prishtinës është duke u kërkuar me ngulm nga kampionët e Shqipërisë, Tirana dhe nga dy klube nga Kroacia edhe nga Bosnja.

Madje zyrtarët e Tiranës kanë ardhur në Prishtinë që të flasin me përfaqësuesit e Zybës dhe vet lojtarin, por deri tani ende nuk është marrë vendim asgjë.

Po ashtu oferta zyrtare në drejtim të Zybës janë ardhë nga dy klube nga Kroacia dhe një klub nga Bosnja.

Ofertat për mesfushorin e Prishtinës nuk mungojnë as nga klubet e Kosovës, bile rinovim të kontratës 21 vjeçarit i ka ofruar edhe skuadra e Prishtinës, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Siç mëson Gazeta Enigma, përfaqësuesit e Zybës do t’i vlerësojnë së bashku me lojtarin ofertat pas përfundimit të sezonit duke bërë vlerësimet se cili është më i miri për karrierën e futbollistit.

Kujtojmë që Qëndrim Zybës kontrata i skadon pas përfundimit të këtij sezoni, pra më 30 qershor.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles