EKSKLUZIVE: Suedia do të bëhet pjesë e NATO-s zyrtarisht më 11 korrik

EKSKLUZIVE: Suedia do të bëhet pjesë e NATO-s zyrtarisht më 11 korrik

Para një jave kryeministri suedez, Ulf Kristersson, njoftoi se së shpejti Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s, por ai nuk ka shpalosur datë konkrete, njofton Gazeta “Enigma”.

E pritjes i erdhi fundi, pasi burimet e Gazetës “Enigma”, kanë mësuar se ceremonia e anëtarësimit të Suedisë në NATO do të mbahet të martën më 11 korrik.

Po ashtu “Enigma” merr vesh se përgatitjet e ceremonisë në selinë kryesore të NATO-s, në Belgjikë veçse kanë filluar.

Suedia së bashku me Finlandën i dhanë fund një statusi prej dekadash të neutralitetit ushtarak duke shpallur synimet për t’iu bashkuar aleancës pasi filloi pushtrimi rus i Ukranisës.  

Suedia do bëhet anëtarja e 32 e NATO-së, teksa para saj Finlanda zyrtarisht u bë pjesë e NATO-s u bë më 4 prill të vitit 2023./GAZETAENIGMA/

Related Articles