Ekspertët shëndetësorë flasin për Enigmën, cilat janë ngjashmëritë e COVID-19 me linë e majmunëve?

Ekspertët shëndetësorë flasin për Enigmën, cilat janë ngjashmëritë e COVID-19 me linë e majmunëve?

Lija e majmunëve është virusi që ka vënë në alarm botën, pasi rastet me sëmundjen afrikane po rriten dita ditës në shumë vende, shkruan Gazeta “Enigma”.

Deri më tani shumica e rasteve të identifikuara tek njerëzit ka qenë në Afrikën qendrore dhe perëndimore.

Cili është dallimi në mes të COVID-19 dhe lisë së majmunëve?

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka treguar për dallimin e koronavisurit nga lija e majmunëve.

“COVID-19 shkaktohet nga viruset e koronavirusit, kurse lija e majmunëve shkaktohet prej familjes Poxviridae, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus”, ka deklaruar ai.

Tutje Vishaj ka theksuar se “dallimi është shumë i madh, në radhë të parë mbi etiologjinë, nën dy edhe në përcjelljen e sëmundjes, ku lija e majmunëve dhe ajo e COVID-19 përcillen në mënyra të ndryshme, pra dallimi është shumë i madh”.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj

Vishaj: Edhe në aspektin klinik lija e majmunëve ka manifestime klinike dukshëm më të lehta se ato me COVID-19

“Koronavirusi shkakton pandemi duke përfshirë tërë globin, kurse lija e majmunëve deri më tani ka shkaktuar epidemi të vogla lokale në Afrikën qendrore dhe në Afrikën perëndimore”, ka deklarua Vishaj për “Enigmën”.

Sipas tij lija e majmunëve nuk mund të paraqes një problem për shëndetin publik.

“Rritja e këtyre rasteve deri më tani ka shkuar deri në 200 në Evropë, që nuk ka qenë karakteristikë për të paraqitur një problem për shëndetin publik, por edhe më tutje është e pa qasshme në Evropë edhe pse ka filluar me qenë e pranishme”, tha ai.

“Lija e majmunëve dhe COVID -19 nuk kanë asnjë ngjashmëri”

“Lija e majmunëve është krejtësisht tjetër dhe COVID-19 krejt diçka tjetër, e vetmja rrugë e përbashkët e tyre është dëmtimi i njeriut, por si sëmundje janë krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Vishaj.

“Të gjitha sëmundjet infektive në një mënyrë ose tjetër e dëmtojnë në forma të ndryshme organizmin e njeriut por këto dy sëmundje nuk e kanë asnjë ngjashmëri”, ka përfunduar ai.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovë, Hamdi Ramadani

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovë, Hamdi Ramadani, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar se COVID-19 dhe lija e majmunëve janë dy sëmundje krejt të ndryshme.

“Duhet të theksojmë se këto dy sëmundje janë krejtësisht të ndryshme me njëra tjetrën, pra COVID-19 është një virus që ka shkaktuar pandemi botërore tani e tri vite, ndërsa lija e majmunëve deri më tani ka shkaktuar vetëm epidemi të vogla”, ka thënë Ramadani për “Enigmën”.

Tutje Ramadani ka dhënë detaje rreth lijës së majmunëve.

“Sëmundja “Lija e majmunëve” është një sëmundje virusale e cila paraqitet në vende të ndryshme të Afrikës qendrore, perëndimore e në shumë vende tjera në formë endemike e epidemike”, ka deklaruar ai.

Si bartet infeksioni i COVID-19 dhe i “Lijës së Majmunëve”?

“COVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të bartet nga personi në person, zakonisht pas kontaktit të afërt me të prekurin, për shembull, në shtëpi, në vendin e punës apo në institucionin shëndetësor” ka deklaruar ai.

“Zakonisht pështyma spërklat e infektuara me virus nga kafshët e egra, por edhe nga materiet biologjike të infektuara, si gjaku mund të bartin sëmundjen, pra kafshët e egra në këtë rast majmunët brejtësit  primatët dhe njeriu i infektuar në kontakt me këto kafshë ose njerëz të infektuar”.

Kujtojmë se virusi përhapet vetëm nëpërmjet kontaktit fizik me të infektuarin, ndërkohë pohon se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e një periudhe 2-vjeçare, koronavirisi.

Sipas ekspertëve shëndetësorë “Lija e Majmunëve” erdhi në një kohë kur njerëzit kishin një imunitet të dobësuar nga COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles