Eksperti i referimit, Hadri: Genc Nuza e dëmtoi Gjilanin, nuk ishte simulim, por ishte penallti

Eksperti i referimit, Hadri: Genc Nuza e dëmtoi Gjilanin, nuk ishte simulim, por ishte penallti

Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.

Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.

Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it

Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si stimulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë Zabërgjën.

Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen.

Për këtë rast është diskutuar edhe në emisionin ‘Sports Show’.

Eksperti i referimit, Petrit Hadri, e ka cilësuar si penallti rastin duke theksuar se Gjilani është dëmtuar ndaj Llapit.

“Kjo në futboll quhet ‘sendviq’. VAR-i e ka thirr Nuzën që ta shikoj rastin, ky e ka marrë si simulim. Mirëpo bazë rregullave të futbollit kur s’ka kontakt quhet simulim, por këtu po shohim që ka kontakt. Ka ndodh sot edhe në ndeshjen Leverkusen – Bayern, kanë qenë dy simulime dhe me shikimin e VAR-it, gjyqtari e ka ndërruar mendjen duke akorduar dy penallti. Përfundimisht kjo është penallti për Gjilanin. Në bazë të pamjeve është dëmtuar skuadra gjilanase”, tha Hadri në emision.

Më poshtë mund ta shikoni rastin: /Gazeta Enigma/

Related Articles