Eksplodim në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Eksplodim në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj në afërsi të një pompe të derivateve në fshatin Nikaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit.

“Sot rreth orës 11:40, jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e gasit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”

“Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë. Për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.

Related Articles