Të dielën në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.
Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.
Lajmin e konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut.
Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar. Personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.
“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani. / Gazeta Enigma.