Ekstradohet kosovari në Bosnje, i dyshuar për vrasje të rëndë

Sot është ekstraduar nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë, një person që dyshohet për vrasje të rëndë që ka ndodhur vitin e kaluar në Sarajevë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila këtë rast e ka cilësuar si të suksesshëm në bashkëpunim juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike.

“Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që…Posted by Albulena Haxhiu on Thursday, June 10, 2021

Related Articles