Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Tutje ai ka njoftuar se janë numëruar votat e kandidatëve për asamble nga mbi 200 vendvotime.
“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, u shpreh ai.