Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur pjesërisht hapësirën e tyre ajrore pasi Irani qëlloi raketa dhe dronë drejt vendit për herë të parë që nga fillimi i armëpushimit në fillim të prillit.
Hapësira ajrore mbi Emiratet e Bashkuara Arabe është pjesërisht e mbyllur dhe avionët mund të përdorin vetëm rrugë të caktuara, sipas një Njoftimi për Avionët, ose këshillave NOTAM. Masat e reja u njoftuan të martën dhe do të mbeten në fuqi deri më 11 maj, raporton CNN
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbrojtja e tyre ajrore kishte “angazhuar” 19 raketa dhe dronë të qëlluar nga Irani të hënën, në atë që ishte sulmi i parë në disa javë. Ata dënuan sulmet e ripërtërira të Iranit, të cilat shënjestruan vende dhe objekte civile në vend, duke thënë se rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pësuar më shumë zjarr nga Irani se çdo vend tjetër në dy muajt e fundit.
