Një 26 vjeçar u raportua i zhdukur në Shqipëri, teksa edhe sot po vazhdon kërkimi për të, raporton Gazeta Enigma.
Në kërkim po merr pjesë edhe Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim të cilët për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar se 26 vjeçari nuk është arritur ende që të lokalizohet dhe të gjendet.
Kërkimi për të po vazhdon edhe sot në zonën malore të Pashtrikut.
“Edhe sot, më 08 Prill 2025, të gjitha ekipet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në vazhdim të kërkimeve për shtetasin Ajet Lleshi., 26 vjeç, në zonën malore të Pashtrikut, në Cahan të Shqipërisë.Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim demanton fuqishëm informacionet e përhapura në disa rrjete sociale dhe media jozyrtare, të cilat pretendojnë se personi është gjetur i vdekur. Këto informacione janë të pavërteta dhe nuk bazohen në të dhëna zyrtare apo të konfirmuara nga autoritetet përgjegjëse”, kanë potencuar nga shoqata.
Ndër të tjera shoqata i bënë thirrje qytetarëve dhe mediave që informacionet të bazohen vetëm nga ato zyrtare në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i kërkimit.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike.