“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar” thotë Sveçla

“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar” thotë Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas largimit të trupave të Njësitit Special të Policisë së Kosovës dhe zëvendësimit të tyre me trupat e KFOR’it, ka thënë se BE’ja dhe Serbia kanë filluar ta kuptojnë një mesazh të Qeverisë Kurti.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe Brukseli edhe BE’ja kanë arritur ta kuptojnë mesazhin se, siç e vlerëson ai, Kosova nuk nënshtrohet më.

“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë edhe se do të luftohet me të madhe krimi dhe korrupsioni, derisa përshëndeti profesionalizmin e policisë.

Postimi i plotë:

Related Articles