Në takimin e thirrur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, po marrin pjesë edhe eprorë serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës.
Ata shihen të ulur në radhë në një sallë në objektin e Komunës së Zveçanit, ku po diskutohet dalja ose jo nga institucionet e Kosovës.
Bashkë me ta janë edhe zyrtarë të komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe institucione të tjera.
Mbrëmë në Serbi ka qëndruar emisari sllovak për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka kërkuar që të veprohet me përgjegjësi dhe që të shmanget dhuna.