Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.
Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor “për paqe dhe qetësi”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson të mos ketë ndonjë problem.
“Siç e dini, KFOR-i turk është në rajon. Pse është në rajon? Për paqe, për qetësi, dhe përderisa ne jemi atje, dhashtë Zoti të mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani në konferencën me media pas samitit të NATO-s në Hagë.
I pari i shtetit turk mori pjesë në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Hagë të Holandës.