Escobar rikonfirmon “telashet” e SHBA-së me Kurtin: Kemi problem me komunikimin – jo veç ne, edhe BE, NATO dhe Britania

Escobar rikonfirmon “telashet” e SHBA-së me Kurtin: Kemi problem me komunikimin – jo veç ne, edhe BE, NATO dhe Britania

Emisari amerikan, Gabriel Esobar, ka rikonfirmuar edhe një herë “telashet” e SHBA-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, problemi qëndron tek komunikimi, ndonëse thekson se “partneriteti mes SHBA-së është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës”.

“Kjo nuk varet nga një njeri apo një parti”, shton Escobar, i cili pastaj pohon se “së fundmi kemi problem me komunikimin me kryeministrin Kurti”.

Sipas emisarit amerikan që nesër ateron në Prishtinë, “telashe” me Kryeministrin Kurti nuk ka veç SHBA-ja, por edhe partnerët tjerë, si BE, NATO e Britania e Madhe. Ai e veçon edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Por do të thosha se së fundmi kemi problem me komunikim me kryeministrin Kurti. Nuk është vetëm SHBA-ja. Nuk është problem që e ka vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova në komunikimet me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, dhe me shumë shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, tha Esobar, në një diskutim online me gazetarë, nga Brukseli.

“Dikur kemi pasur partneritet më të mirë dhe ne duam që të kemi partneritet të tillë”, shtoi ai.

Related Articles