Fajon në Prishtinë kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

Fajon në Prishtinë kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka nënvizuar se pala kosovare dhe serbe duhet t’i fillojnë menjëherë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut, raporton Gazeta “Enigma”.


“Të fillojnë negociatat,  që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Fajon gjatë një konference për media pas takimit që pati ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Fajon s’e ka lënë pa e përmendur edhe situatën në veri.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë.  Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”, tha ajo.

Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje, ne kemi lidhje aq të forta, ku mund të them se në fillim të këtij, viti ju urojë të gjithëve për suksesin e përbashkët që kemi arritur në liberalizimin e vizave për kosovarët. Po ashtu, do ta mbështesim Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë tutje Fajon. /Gazeta Enigma.

Related Articles