Familja e Liridona Ademajt: Nesër do të bëhet zhvarrimi

Familja e Liridona Ademajt: Nesër do të bëhet zhvarrimi

Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja e rastit, Besa Limani për zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës nga fshati ku është varrosur, e që është fshati i bashkëshortit të saj Naim Murseli, i dyshuar për shkaktimin e kësaj tragjedie.

Kërkesa e familjes Ademaj nga shteti është aprovuar.

Si rezultat nesër do të bëhet rivarrimi i Liridonës që u vra nga Naim Murseli në bashkëpunim me dy të tjerë.

Fshati Rracaj ka njoftuar se rivarrimi do të bëhet në orën 14:00.

Njoftimi:

Njoftim mortor nga familja Ademaj .

Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00

Related Articles