Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, në seancën e së enjtes, ishte paraparë të dëshmojë këngëtarja, Adelina Ismaili, mirëpo e njëjta nuk është paraqitur në gjykatore, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë seancë, Avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelemndi ka kërkuar që të lirohet Enver Sekiraqa nga paraburgimi pasi i akuzuari e ka babain e sëmurë.
“Si garancë familja Sekiraqa len në hipotekë 6 prona që janë në emër të vëllaut të Enverit”, ka thënë ajo,
Mirëpo një kërkese e tillë është refuzuar nga Prokurori i rastit
“Duhet të dëgjohen edhe dëshmitarë të tjerë dhe unë konsideroj që ankesa e mbojtjes është e pa bazuar meqë ende ekzistojnë të gjitha bazat për cka është vazhduar masa e parburgimit”, tha prokurori Haki Gecaj.
Në gjykatore nuk janë paraqitur as motrat e Adelinës, Zanfina e Ema Ismaili, ku për të njëjtat në fletëkthesë është shkruar se adresa rezulton e panjohur.
Seanca në këtë rast po vazhdon me dhënien e dëshmisë së dëshmitares Kaltrina Berisha, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj të akuzuarin Sekiraqa e ka djalë të hallës.
Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi, kishte njoftuar se në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili si dhe Kaltrina Berisha.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet./Gazeta Enigma.