Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka “thumbuar” të parin e ekzekutivit, duke thënë se është duke udhëhequr me njerëz që kanë bashkëpunuar me PDK-në më shumë sesa Limaj.
Fjalën e pati për Mimoza Kusarin, sipas të cilit është pjesë e klubit të stërvjetruar politik.
“Kanë thënë që duhet të largohet klubi i stërvjetruar politik nga skena politike. Sot me klub të stërvjetruar është duke udhëhequr.
Mimoza Kusarin e ka shefe të Grupit Parlamentar. Më shumë ka qenë ajo pjesë e qeverisë së PDK-së se sa unë. Boll kam punuar unë dhe shokët e mi për me sjellë në pushtet Hashim Thaçin në pushtet, por më shumë ka punu Mimoza Kusari. Ka qenë zëvendës-kryeministre dhe ministre e Hashim Thaçit. Po e përsëris, më shumë ka qenë në qeverisjet e PDK-së ajo, se që kam qenë unë”, tha ndër të tjera Limaj në RTK.