FC Ballkani ka arritur të mposhtë skuadrën e Batatinës, mes tensionesh që e përshkruajtën këtë takim, njofton Gazeta Enigma.
Në pjesën e parë vendësit nga Theranda kanë shënuar golin e avantazhit në minutën e 14’ përmes Krasniqit, me të cili rezultat u mbyllë pjesa e parë.
E në pushin mes dy pjesëve u dashtë intervenimi i policisë për të larguar nga tribunat publikun, pasi numri i tyre ishte shumë më i madh seç parashihen me normat e lejuara nga institucionet e shëndetsisë dhe sigurisë.
Në pjesën e dytë u bënë disa tentativa nga Llapi për të barazuar por pa sukses.
E kur pritej që ndeshja të mbyllet me rezultat minimal, pikërisht në lojën shtesë, Ballkani dyfishon epërsinë e qetësisë, ku përsëri protagonist ishte Krasniqi, për të mbyllë ndeshjen dhe për të arkëtuar 3 pikë të reja, shkruan Gazeta Enigma.