FC Prishtina njofton se Sindrit Guri nuk do të luajë në sezonin pranveror

FC Prishtina njofton se Sindrit Guri nuk do të luajë në sezonin pranveror

Prishtina sot ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti në raportin e lojës, ka njoftuar se sulmuesi Sidrit Guri nuk do të luajë për Prishtinën në stinorin pranveror.

Por në këtë njoftim, nuk ka treguar arsyet e sakta pse sulmuesi i njohur nuk do të jetë në fushë.

“Skuadra ka filluar të adaptohet pa sulmuesin Blesa si dhe me faktin që as Sindrit Guri nuk mund të jetë pjesë e skuadrës, të paktën për këtë stinor pranveror duke i shtrënguar dhëmbët për të shënuar edhe futbollistët tjerë që nuk janë në vijë të sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Guri kishte ardhur si zëvendësim për Jalen Blesan i cili u shit te CS Universitatea Craiova.

Related Articles