Klubi i Atletikës “Rogana” nga Komuna e Dardanës, në një sqarim publik ka potencuar arsyet e mospjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fundvitit nga Federata e Atletikës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Në një njoftim nga KA “Rogana” të postuar në rrjete sociale, vlerësohet se klubi është dëmtuar qëllimisht nga ana e Federatës së Atletikës së Kosovës, veçmas në përzgjedhjen e atletit më të mirë të vitit 2021.
“…Ne si klub nuk ishim prezent pikërisht për shkakun se jemi dëmtuar qëllimisht në përzgjedhjen e atletit më të mirë të vitit. Edhe pse kishim kërkuar që mos të manipulohet me rezultate e poentime nuk kemi marrë asnjë përgiigje”, thuhet veç tjerash në reagim.
Sqarim në lidhje me mospjesëmarrjen tonë në zgjedhjen e atletit të vitit për vitin 2021.Dje është mbajtur zgjedhja e…Posted by Klubi Atletikes Rogana on E hënë, 27 dhjetor 2021
Aty theksohen edhe arsye tjera që e kanë nxitë reagimin e Klubit të Atletikës “Rogana”, ndërsa potencohet fakti se atletët e këtij klubi kanë qenë bartës të barrës kryesore me pjesëmarrje e rezultate në të gjitha eventeve ndërkombëtare nga Federata e Atletikës së Kosovës, duke filluar nga Kampionatet Ballkanike deri te Lojërat Olimpike.