Premier League: Ndeshja Newcastle United – Manchester United mbyllë sezonin vjeshtor

Premier League: Ndeshja Newcastle United – Manchester United mbyllë sezonin vjeshtor

Ndeshja Newcastle United vs Manchester United e cila zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00, zyrtarisht mbyllë edicionin vjeshtor të kampionatit 2021/2022 në Premier League, shkruan Gazeta Enigma.

Plotë 19-të xhiro janë zhvilluar në ligën më të fortë botërore, Premier League, për të arritur deri te momenti i mbylljes së edicionit vjeshtor, pas një sezoni të ngjeshur dhe me mjaftë befasi.

Newcastle dhe Manchester United, të hënën zhvillojnë takimin e ndërsjellë me të cilin zyrtarisht mbyllet sezoni, por jo edhe garat pasi kanë mbetur shumë ndeshje të pazhvilluara për arsye të ndryshme.

Arsyeja kryesore padyshim ka qenë varianti i virusit “Omicron”, i cili ka marrë përmasa alarmuese, veçmas gjatë dy javëve të fundit.

United këtë edicion nuk ka treguar “mrekulli”, siç është pritur nga tifozët dhe opinioni i gjërë pas nënshkrimit me Ronaldon. Aktualisht mbanë pozitën e 7 me 27 pikë të tubuara gjithsej, por që ka edhe tri ndeshje të pazhvilluara, përfshirë edhe takimin e sotëm.

Në anën tjetër Newcastle United është në pozitën e parafundit, të 19-të, me vetëm 10 pikë të tubuara nga 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Kujtojmë që me të përfunduar edicioni vjeshtor, gjatë ditëve në vijim, saktësisht në festat e fundvitit Liga Premiere sipas kalendarit tradicional zhvillon dy xhiro të rregullta, njërën para dhe tjetrën pas festës së Vitit të Ri./Gazeta Enigma/

Tabela e Premier League

Related Articles