Fëmija 8-vjeçar keqtrajtohet nga nëna dhe njerku, babai i tij kërkon ndihmën e Policisë

Fëmija 8-vjeçar keqtrajtohet nga nëna dhe njerku, babai i tij kërkon ndihmën e Policisë

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre apo personat me të cilët këta të fundit vendosin të bashkëjetojnë. Në raste të tilla shpesh përfshihen edhe njerku/njerka, që ushtrojnë autoritet mbi fëmijët e partnerëve të tyre, duke përdorur dhunë fizike e psikike ndaj tyre, në vend të kujdesit.



Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur në një familje në Gjakovë, Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të një burri nga Prishtina. Ky i fundit e ka denoncuar ish bashkëshorten  e tij dhe burrin e saj, për dhunë ndaj djalit të tij, të cilin e ka me të dyshuarën.

Sipas informacioneve të para, fëmija 8-vjeçar dyshohet se ka përjetuar dhunë fizike nga njerku dhe nëna e tij, për çka i ka treguar babait të tij dhe ka kërkuar që të mos qëndrojë me nënën. I shqetësuar përballë kësaj situate, babai i fëmijës ka kërkuar ndihmën e Policisë që të hetohet rasti.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Dhunë në familje” ndaj njerkut të dyshuar, kurse ndaj nënës është hapur rasti për veprën penale “Keqtrajtim apo Braktisje e fëmijës”.

Related Articles