Kuvendi mblidhet edhe sot, në rend dite rezoluta e PDK-së për shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Kuvendi mblidhet edhe sot, në rend dite rezoluta e PDK-së për shkarkimin e Rozeta Hajdarit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në seancë plenare e cila do të fillojë në ora 10:00.

Kjo seancë është vazhdim i seancës së kaluar.

Në seancën e djeshme ka dështuar zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesë të Mediave, ku në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë.

I pari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se votimi do të përsëritet pas shqyrtimit të rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gjatë seancës së djeshme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

Related Articles