Policia e Kosovës së fundmi ka njoftuar se një 76-vjeçar nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:
– 1 pushkë gjuetie;
– 35 fishekë gjuetie;
– 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë. /Gazeta Enigma