Është arrestuar një person i kërkuar në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar se arrestimi i 32-vjeçarit me inicialet I.S. është bërë sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’ me dënim burgimi prej 18 muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.