Festa me armë për Vuçiqin në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nis hetimet

Festa me armë për Vuçiqin në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas festës me armë në veri të Mitrovicës për fitoren e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

Policia njofton se gjatë festës janë përdorur mjete piroteknike dhe armë si dhe ka pasur edhe grumbullim të qytetarëve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të ndryshme.

“Mitrovicë Veri, 03.04.2022, 23:30- Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, njofton policia.

Related Articles