FFK-ja dënon rëndë Llapin dhe kryetrajnerin Batatina

FFK-ja dënon rëndë Llapin dhe kryetrajnerin Batatina

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë një vendim të fuqishëm ndaj klubit të Llapit dhe kryetrajnerit të tij, Tahir Batatina për lëshimet gjatë ndeshjes Llapi – Dukagjini, raporton Gazeta “Enigma”.

Klubi i Llapit është dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh për mangësitë në organizim gjatë këtij takimi.

Ndërkohë, trajneri Tahir Batatina nuk ka shpëtuar pa pasoja, pasi është dënuar me katër ndeshje mosushtrim të detyrës pas sjelljeve të tij pas ndeshjes me Dukagjinin.

Përveç Batatinas, dënime janë shpallur edhe për disa zyrtarë të tjerë të klubit.

Muhamet Rexhepi, njëri nga zyrtarët e klubit, është dënuar me një vit mosushtrim të detyrës, ndërsa Besart Hoti është ndëshkuar me tre muaj pezullim nga detyra zyrtare.

Njoftimi i plotë:

FC “Llapi“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Nuk ndërmerr masa të nevojshme dhe të duhura për sigurimin e paisjeve të sistemit VAR me ç’rast dëmtohen të njëjtat, po ashtu pengohen dhe kërcnohen gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes, duke kufizuar lëvizjen e tyre si dhe duke ofenduar dhe fyer rënd zyrtarët dhe organet e FFK-së. Sipas dëshmive të xhiruara, raportit të personave zyrtar si dhe raportit të përgjegjësëve të VAR-it, në ndeshjen Llapi-Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes). Për demolimin e VAR-it dhe paisjeve të brendshme të tij, FC “Llapi“; Dënohet me shumë prej 10.000 euro (dhjetë mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

/ Gazeta Enigma/

Related Articles