Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, a janë të gatshëm MAShT për proesin mësimorë-Flet Jashari

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, a janë të gatshëm MAShT për proesin mësimorë-Flet Jashari

Të hënën ka nis mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se mësimi ka filluar me prezencë fizike, ndërsa komunat do të bëjnë vlerësimin se si do të vazhdojë procesi mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje për Gazetën “Enigma”, është deklaruar  Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i cilia ka thënë se bazuar nga pervojat e kaluara, mesimi në Kosovë sipasj tij, është duke vazhduar shumë mirë.

“Gjysmvjetori i dytë ka filluar dhe konsiderojmë se ka nisur mbarë. Bazuar nga pervojat e kaluara, mendoj që gjithçka është duke shkuar mirë. Urojmë të mos kemi shtim të rasteve me COVID-19, sepse pastaj do të mund të kemi telashe të reja”, ka theksuar Jashari.

Ai ka deklaruar se, sektori i arsimit është i gatshëm të punoj në cilin do version që u kërkohet.

“Sektori i arsimit duhet të jetë i gatshëm për cilin do version që e sjellë situata. Mësimëdhënësit e Kosovës janë të përkushtuar që mësimin t’a mbajnë në shkolla. Jam i sigurt që ata do t’i shtojnë angazhimet që të punojnë edhe në skenarët tjerë, por uroj që të mos vim deri aty, sepse do të jetë një proces tepër i vështirë për mësim, ku dihet se edhe kushtet në shkolla nuk janë ashtu siç duhet.

 Rrahman Jashari, Kryetari i SBASHK-ut

Tutje ai ka shtuar se në rast të ndonjë vendimi nga Insititui i Shëndetit Publik të Shëndetësisë, do të punojnë në të gjitha mundësit e tyre.

“Besoj se tashmë mësimëdhënësit kanë edhe një përvojë më të mire në krahasim me vitin e parë kur filluan. Në atë proces që filluan shkoj gjithçka mirë dhe dolën faqebardhë. Ne do të punojmë me të gjitha mundësit tona që të kemi një situatë stabile në institucionet arsimore dhe të vazhdoj procesi arsimor në shkolla”, ka përfunduar Jashari, duke uruar për nxënësit shëndet dhe përmisim të situatës me COVID-19.

Poashtu edhe profesori Ragip Ramadani, nga Gjilani në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka theksuar se zhvillimi i mësimit fizik është shumë më i dobishëm për nënësit në këtë kohë.

“Sot kemi filluar gjysmëvjetorinë e dytë dhe nxënësit poashtu kanë filluar një etap te re, duke e ndjekur mësimin fizikisht nëpër klasa. Zhvillimi i mësimit në këtë mënyrë është shumë më i dobishëm për nënësit, sepse me ato mundësi çka i posedon shkolla, mund të mbahet një orar me një interaktivitet në nivel të knaqshëm”.

“Kjo i ka munguar mësimit online, sepse aktiviteti nga ana e nxënësve ka qenë i mangët, për arsye se disa nuk kanë poseduar mjete për t’u kyqur në mësim”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka potencuar se janë të përgaditur për mbajtjen e mësimit fizik.

“Ani pse, pjesëmarrja fizike nëpër klasa për të zhvilluar orën mësimore, na rrezikon të gjithëve nga infektimi me COVID, është mirë që mësimi do të zhvillohet fizikisht, sepse i gjithë stafi jemi pergatitur për një fillim të ri me masa të duhura për ta parandaluar përhapjen e virusit”, ka deklaruara profesori Ragip Ramadani.

Po ashtu, MAShTI ka bërë të ditur se në bashkëpunim me UNICEF, tashmë ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore https://shkollat.org/, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.

Megjithatë, sipas MAShTI, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera./Gazeta “Enigma”/

Related Articles