Chelsea është finalisti i dytë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/2021.
“Blutë” e Londrës eliminuan në gjysmëfinale 13 herë kampionin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Chelsea në ndeshjen e dytë shënoi fitore 2:0 kundër “mbretërve” në stadiumin “Stamford Bridge”.
Timo Werner realizoi golin e parë në minutën e 28-të lehtësisht me kokë pas një kthimi të topit nga traversa.
Ndërkohë që për golin e “nokautit” u përkujdes Mount pas asistimit nga Pulisic.
Kësisoj në finalen e madhe të Stambollit takohen dy ekipet angleze, Manchester City dhe Chelsea. /Gazeta Enigma/