Tashmë është konfirmuar edhe nga UEFA se Shqipëria dhe Serbia, do të jenë bashkë-organizatore të Evropianit U21 që do të mbahet në vitin 2027.
Gjithashtu janë caktuar edhe stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje që organizohet nga Shqipëria e Serbia.
Ndeshja hapëse e Evropianit U21 të vitit 2027, do të zhvillohet në stadiumin “Karagjorgje” të Novi Sadit kurse finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Poashtu, ndeshjet tjera në Shqipëri do të luhen edhe në Shkodër, Durrës e Elbasan kurse në Serbi, do të zhvillohen edhe në Leskovc, Loznicë e Zajeçar.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka njoftuar se një delegacion i UEFA-s, ka kryer inspektimin katër ditor në Shqipëri, duke vlerësuar nga afër gjendjen e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku do të luajnë dhe përgatiten ekipet pjesëmarrëse. /Gazeta Enigma