Plotë shtatë gola të shënuar në 120 minuta lojë, dhe tre kartona të kuq, ishte epilogu i ndeshjes së Kupës së Italisë, Napoli 2:5 Fiorentina, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe pse vlerësohej skuadër favorite në këtë takim, Napoli nuk ia ka dalë ta përballoj dominimin e Fiorentinës, e cila ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.
Takimi në kohën e rregullt prej 90 minutash është mbyllur me barazim 2:2, ndërsa në vazhdime Fiorentina ka shfrytëzuar tërë potencialin e saj për të ngadhnjyer me rezultat bindës 2:5, duke shënuar tri herë tjera.
Fillimisht Vlahoviç solli avantazhin e parë për mysafirët në minutën 41’ të takimit, ndërsa Mertens barazoi tre minuta më pas, për të shkuar skuadrat në pushim me epilogun e barabartë 1:1.
Edhe në pjesën e dytë u shënua nga një gol në të dy portat, për ta mbyllur sfidën në kohën e rregullt Napoli 2:2 Fiorentina. Së pari Biraghi në minutën 57’ riktheu epërsinë e Fiorentinës e në lojën shtesë prej 5 minutash, Petanga i Napolit barazoi për ta dërguar sfidën në vazhdime.
E vazhdimet dy herë nga 15 minuta kaluan në shenjë të dominimit të plotë të Fiorentinës, e cila shënoi tri herë tjera, saktësisht në minutat 105, 108 dhe atë të 119’ të ndeshjes, për epiliogun përfundimtar Napoli 2:5 Fiorentina.
Në këtë ndehsje luajti gjatë gjithë takimit lojtari i Përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani në radhën e Napolit, por kontributi i tij nuk mjaftoi që Napoli të arrij rezultat pozitiv.