Gjermania shumë shpejt mund t`ia njeh Kosovës patentë shoferët, paralajmërimi i Sveçles gëzon instruktorët

Gjermania shumë shpejt mund t`ia njeh Kosovës patentë shoferët, paralajmërimi i Sveçles gëzon instruktorët

Gjermania shumë shpejt mund t`ia njeh Kosovës patentë shoferët.



Kumtin e dha të mërkurën Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ndodhet atje për një vizitë zyrtare.

“Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Paralajmërimin e tij, që erdhi pas takimit që ai pati me homologun nga Baravia – Joachim Herrmann, po e presin duarhapur instruktorët kosovarë të vozitjes.

Milazim Demolli, pronar i Autoshkollës “Fati”, thotë se kjo do t`ua rriste punën.

“Shumë mirë është kjo. Kena pasë shumë klientë që hezitojshin me u regjistru se thojshin pse me marrë se kam kontratë me shku në Gjermani. E atje nuk vlen. Nëse ndodh, do ta merrnin këtu”, u shpreh ai për “Front Online”, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Njëjtë thonë edhe nga një shkollë tjetër e trajnimit.

“Është e mirë për imazhin tonë si autoshkolla. Kjo mundet edhe me na e rritë punën”, deklaruan nga Autoshkolla “Visi”.

Pranimi i lejeve kosovare të vozitjes kaherë ishte thënë se do të ndodhte.

Madje një delagacion gjerman kishte vizituar vendin pikërisht për këtë arsye, por që punët për finalizimin e procesit mes dy shteteve mbeten në gjysmë shkaku i pandemisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles