Katër persona hynë me forcë në një shtëpi, duke ikur nga Policia kanë shtënë në drejtim të tyre

Para pak minutave disa persona kanë shtënë në drejtim të Policisë në Podujevë.



Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se katër personat kishin hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, e në ikje nga Polica ata kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti për Gazetën “Enigma”.

Related Articles